Partitë maqedonase ia mësyjnë votave shqiptare: LSDM hap shtab në Opajë të Likovës, VMRO në Rashçe të Sarajit
Partitë maqedonase ia kanë mësyer edhe votave shqiptare në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.
Së fuhdmi VMRO-DPMNE ka hapur shtab partiak në fshatin Rashçe të Sarajit, ku kanë qenë prezent deputetët Antonio Milloshovski dhe Velika Stojkova Serafimovska.
“Me ftesë të Martinit dhe Nevzatit pata nderin të marr pjesë në hapjen e KV të VMRO-DPMNE-së në fshatin Rashçe, komuna e Sarajit, së bashku me kolegen Velika Stojkova Serafimovska ❗️
Është e rëndësishme të jemi të bashkuar dhe të punojmë së bashku për fitore❗️”, ka shkruar Milloshovski në rrjetet sociale duke publikuar edhe foto nga rasti, transmeton Lideri
Ndërkohë edhe LSDM “riparon” strukturat në vendbanimet e banuara me shqiptarë, transmeton Lideri.mk. Pas Haraçinës, LSDM ka hapur shtabin e vet edhe në fshatin Opajë të Likovës, ku kanë qenë prezent edhe zv/kryeministri Fatmir Bytyqi dhe drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska.
Bytyqi është shprehur i kënaqur nga mikëpritja në Opajë.