Nxitja e zhvillimit të energjive të reja


Zhvillimi energjetik i Kinës ende përballet me një seri sfidash, si presioni i madh i kërkesës, kufizimet e furnizimit dhe detyrat e vështira të transformimit të gjelbër me lëshim të ulët karboni.

Për të zgjidhur këto probleme, rrugëdalja është zhvillimi i energjive të reja.

Kina ka ndërtuar tani sistemin më të madh të furnizimit me energji të pastër në botë dhe makinat kineze me energji të reja, bateritë e litiumit dhe produktet fotovoltaike janë gjithashtu shumë konkurruese në tregun botëror.” Megjithatë, duhet të bëhen përpjekje për të forcuar kërkimin mbi teknologjitë kyçe dhe zbatimin e arritjeve të fundit shkencore, si edhe për t’i kthyer teknologjinë energjetike dhe industritë e lidhura me të në pika të reja rritjeje, në mënyrë që të nxitet përmirësimiindustrial dhe zhvillimi i forcave të reja prodhuese,” theksoi presidenti kinez Xi Jinping, në një sesion të posaçëm studimi lidhur me këtë problem.

Ai shtoi që është e nevojshme të ndërtohet më tej rrjeti infrastrukturor i energjisë së re dhe të nxitet transformimi inteligjent i infrastrukturës së rrjetit të energjisë dhe ndërtimi i mikrorrjeteve inteligjente. Kina duhet të përshpejtojë edhe ndërtimin e sistemit të rrjetit të infrastrukturës së ngarkimit të baterive të automjeteve për të mbështetur zhvillimin e shpejtë të makinave me energji të reja, shkruan CMG