Prokuroria Themelore Publike strugë kërkon paraburgim për një banor 52-vjeçar të Veleshtës i cili e ka sulmuar infermieren e Repartit për kirurgji pranë Spitalit të përgjithshëm, e cila ka kërkuar nga ai që ta fik cigaren, njofton Portalb.mk.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari në mënyrë agresive është sjellë ndaj saj dhe e ka ofenduar, ndërsa pastaj e ka goditur me këmbë në stomak dhe ka ikur.

Ngjarja ka ndodhur më 29 shkurt, ndërsa personi është arrestuar ditën e ardhshme.

“Duke pasur parasysh sjelljen e këtillë së të dyshuarit e konfirmon rrezikun që ai sërish të arratiset që të evitojë përndjekjen penale, ndërsa edhe për shkak të rrezikut që ai ta përsërisë veprën dhe ta sulmojë infermieren, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake dorëzoi propozim për prcaktim të masës paraburgim”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.