Ngulfatja dhe ringjallja e shtetit?!

Skënder MULLIQI

Shteti ndërtohet mbi themele të forta, mbi të cilët edhe mbeshtet.A ndërtuam në shtetin më të ri në Evropë ashtu si duhet?Nuk e ndërtuam e i patëm të gjitha mundësitë për të qenë shtet mbi themele shumë më të forta.Cilat janë themelet e shtetit shtrohet pytja logjike?Arsimi është para të gjithave .Sistemi i arsimit për të funksionuar mirë, nevoitet që të fillohet të ndërtohet mirë nga fillorja, shkollimi i mesëm, dhe arsimimi i lartë.Nese devalvohen këto tre nivele të arsimimit , atëherë vjen në shprehje kalbja e arsimit , e që nuk ka asnjë mundësi të kemi shtet si duhet.Kosova është në nivel shumë të dobët të arsimit , dhe  nese nuk ndryshohet ky kurs negativ, nuk do ti kemi punët mirë si shtet dhe si komb.Duhet bërë reforma përmbajtësore që kjo gjendje e arsimit të përmirësohet.Para së të kërkohet rritje e pagave siq po kërkon rregullisht SBASHK-u, ato duhet merituar.Mua më duket së është bërë gjendja emergjente që sistemi arsimit të ndryshon për të mirë në Kosovë.Shtylla tjetër shumë e rëndësishme e shtetit janë organet e drejtësisë, të cilat nuk funksionuan as për afër ashtu siq është pritur.Këto organe shumë e kan humbur legalitetin dhe legjitimitetin.Nuk kan funksionuar mbi parimet bazë dhe betimit të dhënë.Drejtësia në vendin tonë funksionjë për shumë vite keq, dhe  duhet bërë reforma të mëdha, që gjendja të rregullohet.Me drejtësi seleksionuese nuk bëhët shteti ligjor dhe funksional.Me drejtesi të ndikuar nga politika ditore, apo e direktivizuar nga njerëzitë e fuqishem të politikës, nuk do të kemi drejtësi të barazpëshuar, nuk do të janë të gjithë të barabartë para ligjit.Kjo praktikë e keqe duhet të ndryshohet, më zbatim të ligjit të Wetingut.Edhe në këtë sistem reformat duhet të zbatohen sa më parë.Te largohen të gjithë ata të cilët janë ndikuar nga politika, apo kanë punuar sipas direktivave të tyre për qëllime meskine, të mbrojnë  veten nga keqpërdorimet, siq janë korrupcioni dhe krimi i organizuar të cilat po e gërryejnë shtetin nga mbrenda.Lufta kunder krimit dhe korrupcionit të cilat fenomene goditën shumë keq dhe fortë Kosovën e pas luftës, bëhën më kuadro të  forta , më njerëz kredibil të ndarë nga politika.Dihet së sa sherr i madh ju është pa këtyre deformimeve shoqërore dhe politike, të cilat e kan lënë Kosovën shumë mbrapa në të gjitha proceset.Unë mendojë së duhet bërë hapja  e dosjeve politike , që situata të spastrohet një herë e mirë në të gjitha sistemet e jetës dhe të punës.E dime të gjithë së hapja e dosjeve politike edhe kusht për inkuadrimin në strukturat relevante te Evropës.E kjo është temë tjetër .Shtyllë  e rëndësishme është sistemi i informimit,shfaqja e mendimeve në mënyrë të lirshme, e që edhe në këtë segment të rëndësishem endë po qalojmë.Madje, ka gazetar të cilët nuk janë duke i kontribuar zhvillimeve të gjithmbarshme , nuk janë duke bërë gazetari konstruktive.Bukur shumë ka dëpertuar edhe mercenarizmi në mjetet e informacionit dhe në rrjetet e ndryshme sociale, që janë duke shkaktuar dëme proceseve të trazicionit që shumë edhe po zgjatë.Shëndëtesia është kaptinë në vete, ku duhet shumë punë për të rënë në binarë normal. Ky segment dihet së sa është i rëndësishem për të ruajtur shëndetin e populltës, e që për shumë vite është ballafaquar më keqpërdorime të te gjitha formave. Dekadencës shumë vjeqare ka filluar ti jap fund pushteti i ri, i cili ka filluar mirë të punojë në të gjitha sferat e jetës.Janë ndalë shumë  keqëpërdorimet e parasë publike, hajnit dhe kontrabandimet e ndryshme.Vlerat shoqërore dhe politike edhe pse ka shumë për tu bërë po shtohen.Kosovës i duhet një evoluim i përgjithshem, e sidomos ekonomik për ti riparuar defektet e mëdha në të gjitha sistemet, që i instalojë klika e vjetër pushtetare.Të pakurrizorëve në të gjitha hallkat e pushtetit ju ka ardhë tashmë  fundi. Kosova e ka vendin në Evropën e Bashkuar.