Neziri kritika Bilall Kasamit: Tetova menaxhohet katastrof

Gazetari dhe publicisti i njohur nga Tetova, Xhelal Neziri, njëherit edhe analist politik nëpërmes një shkrimi në “Facebook”, ka kritikuar udhëheqësinë aktuale të Komunës së Tetovës për menaxhimin e keq të qyteti.

Sipas Nezirit është fatkeqësi por Tetova ka kohë që menaxhohet pa koncept.

Në reagimin e tij, ai ka bërë edhe një krahasim që është bërë mes Tetovës dhe Ferizajit nga periudha 2001/05, kur i njëjti ka punuar gazetar në mediat e Kosovës.

Postimi i plotë:

Në periudhën 2001/05 kam punuar si korrespondent i disa mediave nga Kosova.

Çdo muaj nga Tetova udhëtoja me autobus për në Prishtinë për të marr pagën. Autobusi ndalonte në Ferizaj, një qytet atëherë i pazhvilluar, i paurbanizuar dhe i lënë në harresë. As që krahasohej me Tetovën.

Por, sot Tetova s’mund të krahasohet me Ferizajin. Një menaxhim i mirë dhe me dashuri për qytetin solli zhvillim të hovshëm, i cili e bëri Ferizajin qytet përnjëmend.

E Tetova? S’ka pedonale, s’ka parqe, s’ka hapësirë për këmbësorë…Tetova ka kohë që menaxhohet pa koncept. Fatkeqësisht!

Xhelal Neziri