Napoli konfirmon lëndimin e Rrahmanit, pritet të mungojë ndeshjen e ardhshme

Amir Rrahmani pritet t’i mungojë Napolit në ndeshjen e ardhshme, ndaj Torinos.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 8 mars dhe i takon javës së 28-të në Serie A.

Rrahmani pësoi një lëndim mbrëmë në ndeshjen ndaj Juventusit dhe mungoi në stërvitjen e sotme.

Klubi napolitan lëshoi një njoftim sot, duke konfirmuar se kapiteni i Kosovës ka probleme me muskulin e këmbës së djathtë.

“Duhet të vlerësohet shkalla e lëndimit e Rrahmanit, i cili u zëvendësua për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës së djathtë”, thuhet në njoftimin e klubit të Napolit.