Në ambientitet e qendres kulturore Yunus Emre në Shkup u mbajt ceremonia e hapjes solemne të organizatës “Horizonte të Ndritshme”, me ç’rast i ftuar ishte dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
Ministri Shaqiri para të pranishmëve foli mbi situatën aktuale të arsimit në vendin tonë, duke trajtuar dhe problematikat aktuale më të cilat përballet kjo sferë.
Përveç ministrit Shaqiri, panëlistë të tjera ishin dhe Fatime Ziberi, psikologe në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik e cila foli për aspektin social të edukimit, konfliktet dhe socializimin e nxënësve dhe studentëve në institucionet arsimore si dhe Naser Miftari profesor në gjimnazin Zef Lush Marku i cili foli rreth digjitalizimit dhe mësimdhënësve, sfidat që i paraprijnë mësuesve dhe profesorave zhvillimet e reja të teknologjisë.
Takimi më tej përfundoi me ndarjen e dhuratave dhe çertifikatave pjesëmarrëse. /indeks.mk