AC Milan ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.
Kuqezinjtë triumfuan 4:2 në shtëpi ndaj Slavia Pragës
Gjithçka u bë më e lehtë për vendasit kur Diouf u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26-të dhe la çekët me një lojtar më pak në fushë.
Giroud, Reijnders, Loftus-Cheek dhe Pulisic shënuan për Milanin.
Në anën tjetër, te Slavia Praga realizuan Doudera dhe Schranz.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në Republikën Çeke.