Mexhiti: Serova rreshtohet me Lëvizjen Demokratike

Pas përfundimit të Epopesë së UÇK-së, sonte ishim në Qendrën e Votimit që mban emrin e komandantit legjendar Adem Jashari, e që sinqerisht edhe unë u befasova me masovitetin e përkrahësve që ishin prezent.

Takimet tona të përditshme po shndërohen në tubime masovike, e kjo na detyron që t’i braktisim zyret tona, e të dalim aty nga ku buron FORCA, aty nga ku merret LEGJITIMITETI, aty ku flet POPULLI, aty ku bëhet FITORJA, aty nga ku po vjen NDRYSHIMI, në lagjet tona!

Sonte ishim vetëm me një nga tre Qendrat e Votimit të lagjes Serovë, e bindja, entuziazmi, determinimi për NDRYSHIM në këtë natë të freskët marsi ishte e jashtëzakonshme!

Serova nuk mposhtet as me presion e as me pushtet, Serova gjithmonë ka ditur të vlersojë DREJTË, prandaj edhe kësaj rradhe është reshtuar me Lëvizja Demokratike, për NDRYSHIMIN QË IA VLEN!