Manchester City ka shënuar fitore në derbin e javës së 27-të në Premierligë ndaj Manchester Unitedit.
“Citizens” triumfuan 3:1 ndaj “Djajve të Kuq”.
Por, United ishin të parët në epërsi, kur Marcus Rashford shënoi gol të bukur në minutën e tetë.
Mysafirët e ruajtën epërsinë deri në minutën e 56-të kur Foden realizoi me një gol të bukur.
Ishte prapë Foden që shënoi për 2:1 në minutën e 80-të, para se Haaland të vuloste fatin e këtij takimi në minutën e parë shtesë.
Me këtë fitore, Manchester City tani ka 62 pikë në vendin e dytë, një më pak se Liverpooli.
Në anën tjetër, Manchester United mbetet i gjashti me 44 pikë të grumbulluara.