Mamuti: Shtetet me mendësi komuniste po përdorin propagandën dhe kastën e korruptuar për të subvertuar procesin demokratik në RMV
Sekretari i përgjithshëm i PDE-së, Alrtim Mamuti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se shtetet komuniste po ndërhynë në sistemet politike të vendeve demokratike si që është Maqedonia e Veriut. Këto veprime mund të shkaktojnë tensione politike, polarizim në opinion publik, dhe në raste ekstreme, mund të sjellin në bllokimet politike.
Në një vend demokratik si R.M.V, bllokimet politike mund të ndodhin në raste kur një shtet i huaj me ide politike komuniste përpiqet të ndikojë në politikën vendase. Në këto situata, ky shteti i huaj me mendësi komuniste e sistem komunist mund të shfrytëzojë mënyra të ndryshme për të subvertuar procesin demokratik, duke përdorur propagandën, financimet e fshehta, aleancat me aktorë politik vendas të korruptuar, apo edhe ndërhyrjet e hapura. Këto veprime mund të shkaktojnë tensione politike, polarizim në opinion publik, dhe në raste ekstreme, mund të sjellin në bllokimet politike.
Mobilizimi i qytetarëve për të mbrojtur vlerat demokratike, rritja e ndërgjegjësimit publik për rrjedhat e ndikimit të shteteve të huaja, rritja e transparencës në financimet e politikave partiake, dhe forcimi i institucioneve demokratike janë hapat që ndihmojnë në parandalimin e blloqeve politike të shkaktuara nga ndërhyrjet e shteteve të huaja me agjenda specifike.
R.M.V si antare e Natos është vigjilente dhe ka mekanizma efektivë për të mbrojtur integritetin politik nga ndikimet e jashtme që mund të ndërhyjnë në proceset vendimmarrëse.