Po përfundon procedura e brendshme e LSDM-së me partnerët e koalicionit për listat zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare, thotë deputeti i LSDM-së Darko Kaevski. Sipas tij, ajo që zyrtarisht dihet është se edhe në këto zgjedhje bartësit e listës së LSDM-së do të shkojnë bashkë me kandidatë nga partitë e koalicionit. Mirëpo, ai nuk e përmendi asnjë emër që do të jetë në listat e njësive zgjedhore.
Darko Kaevski, deputeti i LSDM-së
“Është ne fund procedura e brendshme dhe konsultimet me partnerët e koalicionit dhe për shumë shkurtë kohë do të dalim me lista të plota, me kuadro kualitative. Në lidhje me bartësit që i publikoi VMRO-DPMNE u tregua edhe njëherë se vendimet e kuadrove të vjetra janë ato që e çojnë shtetin në izolim”.
Mediat kanë shkruar se jozyrtarisht Oliver Spasovski, Venko Filipçe, Sanja Llukarevska, do të jenë bartës të listave zgjedhore.
Lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, ka bërë me dije se do të jetë bartës i njësisë zgjedhore numër 1. Në të njejtën njësi zgjedhore do të garoj edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ky i fundit një ditë më parë i përmendi edhe bartësit e tjerë të njësive zgjedhore. E pa vendosur VMRO ka mbetur vetëm në njësinë zgjedhore numër 5. Figurat e përmendura nga VMRO, u kritikuan nga LSDM, duke thënë se ato janë kuadro të vjetra me të cilët nuk mund të sillet ndryshim.