LSDM dhe VMRO-DPMNE përplasen për pensionistët!

“Aman nga Mapet Shou dhe nga lozha e garantuar për ata pleq, të cilët në mënyrë cinike vetëm kritikojnë, por nuk bëjnë asgjë”

Kjo deklaratë e kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova, ka shkaktuar reagimin e socialdemokratëve, sipas të cilëve, derisa LSDM-ja po rrit pensionet VMRO-DPMNE DHE Siljanovska ofendojnë të moshuarit.

LSDM-ja thotë se gjatë periudhës së kaluar ka arritur t`i rrit pensionet mesatarisht për 6.400 denarë kurse atë minimale për 50%.

“Një sjellje e këtillë ndaj pensionistëve ëstë I pashembullt dhe nënçmues, plotë papërgjegjësi për një politikan, deputet apo kandidat presidencial. Pensionistët nuk guxojnë të nënçmohen. Fatkeqësisht kandidatja presidenciale e opozitës shndërrohet në fytyrë tjetër të VMRO-DPMNE-së. Nuk na duhet repriza e Ivanovit, nuk na duet që edhe një dekadë të bllokohemi në rrugën drejt Brukselit” – tha Snezhana Kalevska Vançeva – LSDM.

Pohimet e këtilla të socialdemokratëve janë quajtur gënjeshtra na VMRO-DPMNE-ja. Opozita zotohet se qeveria e ardhshme do t`i rrit në mënyrë lineare pensionet për 5.000 denarë.

“Derisa LSDM-ja gënjen dhe manipulon duke menduar se ka dikush që u beson, pensionistët nuk mund që me dinjitet t`i kalojnë ditët e pensionit dhe luftojnë për mbijetesë. Nga këto gënjeshtr të LSDM-së, pensionistët panë vetëm jetë më të keqe dhe varfëri” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë gjatë seancës së sotme të këshillit qendror, Partia e Pensionistëve ka dhënë mbështetje për Stevo Pendarovskin.

Sipas kësaj partie, Pendarovski me sukses ka kryer detyrën e presidentit dhe komandantit suprem të forcave të armatosura, duke shtuar se në historinë më të re, Maqedonia nuk ka pasur personalitet më kompetent si kandidat për president.