Liverpooli ka shënuar fitore të thellë në udhëtim ndaj Sparta Pragës, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës me rezultat 1:5.
“Reds” e mbyllën dilemën e fituesit qysh në pjesën e parë, duke realizuar tri herë.
Mac Allister hapi llogarinë e golave për mysafirët në minutën e gjashtë, për ta vazhduar Nunez me dy gola tjerë.
Bradley i Liverpoolit shënoi autogol në minutën e 46-të, kurse Luis Diaz u përkujdes për 1:4.
Krejt në fund, Szoboszlai shënoi në minutat shtesë për 1:5
Kësisoj, Liverpooli hyn me disponim të mirë në ndeshjen e rëndësishme që e luan në fundjavë ndaj Manchester Cityt.