Emisionit investigativ KOD, i transmetuar në Televizionin Telma, përmes një storje ka zbuluar
momente të reja skandaloze se si dhe kush kërkon të marrë godinën e bankës “Eurostandard” në
rrethana tejet të dyshimta.
Rikujtojmë se “Eurostandard banka” bankrotoi në gusht të vitit 2020 dhe është shpallur në
falimentim.
Por, disa muaj më pas, Prokuroria hapi hetim kundër pronarit Trifun Kostovski dhe udhëheqësve
të bankës. Pas shpalljes së falimentimit, banka duhej t’u paguante kreditorëve 107 milion euro.
Pronat e bankës janë vlerësuar afër 140 milion euro. Megjithatë, gati 55 milionë euro janë
vlerësuar si kërkesa problematike, apo kredi pa mbulesë që vështirë se do të mund të paguhen.
Tentativa e parë për shitjen e godinës dështoi në shtator të vitit 2022. Kompania “Panteleon
GS” në ankandin publik ofroi 7 milion euro për godinën. Por Fondi, nuk e pranoj ofertën.
Në dhjetor të vitit 2022, u mbajtë licitimi i dytë i kompanisë ndërsa “Panteleon GS” ishte i vetmi
ofrues, i cili ofron 5 milionë euro për bankën.
Fondi e refuzoi edhe këtë ofertë. Para licitimit të tretë, shtëpia revizore ndërkombëtare bëri një
vlerësim të ri të godinës. Vlera e godinës para licitimit të tretë, sipas një vlerësimi ndërkombëtar,
është 5.3 milionë euro.
Në licitimin e tretë, sërish e njëjta kompani dha ofertën më të mirë. Këtë herë 5.4 milionë euro.
Që nga ai moment procedura e shitjes së godinës kthehet në një kaos total ku nuk respektohet
vullneti i kreditorëve, shkilen ligjet, ndërsa gjykata si dhe Fondi për sigurimin e depozitave, në
mënyrë të pashpjegueshme, ndryshojnë vendimet e tyre të marrë më parë.
1) Në mbledhjen e kreditorëve ku në rend dite duhet të vendoset për pranimin e ofertës për
shitjen e objektit të mbajtur më 31.08.2023, administratori i falimentimit Marinko
Sazdovski kërkon shtyrjen e saj. Si shkak i vonesës ai shprehet se disa kreditorë
minoritarë kanë bërë kërkesë për anulimin e vlerësimit të godinës. Ky arsyetim i
administratorit të falimentimit është pak i çuditshëm, pasi në kërkesën e paraqitur të
këtyre kreditorëve, si shkelje e procedurës, vlerësimi nuk përmendet askund. Sepse e
njëjta vlen edhe kur bëhet oferta që është në përputhje me ligjin e falimentimit.
2) Pavarësisht këtij manipulimi (shkelje) të ligjit, Gjyqtari i Falimentimit shtyn mbledhjen
dhe cakton mbledhje të re për datën 15.09.2023 me të vetmen pikë të rendit të ditës
“Votimi i propozimit të dhënë nga administratori i falimentimit për anulimin e
vlerësimit”.
3) Kreditorët në mbledhjen e datës 15.09.2023 me 90% të votave rrëzojnë vlerësimin nga
ana e administratorit të falimentimit për anulimin e vlerësimit. Pas një vendimi të tillë, në
vendngjarje hyn gjyqtarja e falimentimit, e cila në vend të thirjes për votim për shitjen e
godinës, merr vendim kundër 90% të kreditorëve, pra pranon propozimin e
administratorit të falimentimit për anulimin e vlerësimit.
4) Ky vendim i Gjykatës së shkallës së parë është anuluar nga Gjykata e Apelit me
instruksione për të votuar shitjen e godinës.
5) Në mbledhjen e mbajtur më 01.12.2023 kur kreditorët prisnin që të pranohej oferta për
shitjen e godines, Fondi i përfaqesuar nga drejtori Amir Shabani (edhe pse në një nga
mbledhjet e mëparshme ka votuar kundër anulimit të vlerësimit) votoi kundër pranimit të
ofertës.
6) Për këtë vendim kreditorët dorëzojnë ankesë në gjykatën e Apelit. Edhe pse më pak se
dy muaj më parë, gjykata e apelit vendosi pozitivisht ndaj ankesës, për arsye të panjohura
ndryshoi mendje dhe e refuzoi ankesën.
7) Pas këtij vendimi, gjyqtarja për herë të parë në procedurë, vendos që të respektojë ligjin
dhe bën shpërndarjen e godinës tek kreditorët. Kjo mesiguri që nuk ka pëlqyer dikujt,
gjyqtarja është shkarkuar dhe është emëruar për të gjykuar konteste pune.
Në vend të saj vjen gjyqtari Artan Limani, i cili menjëherë pas emërimit, në kundërshtim
me ligjin, ia cakton godinën fondit dhe për qetësi në shtëpi u paguan kreditorëve paratë e
fituara nga pasuria e falimentimit.
Me këtë shteti pëson dëme të drejtpërdrejta, sepse në vend që të hyjnë 5.4 milionë euro të
reja në pasurinë e falimentimit, shteti (fondi) merr (blen) një godinë prej 8.5 milionë
euro, vlera e së cilës është përcaktuar me vlerësim ndërkombëtar 5.3. milionë euro.
Kundër këtij vendimi Fondi nuk bën ankesë dhe pranon një çmim prej 8.5 milionë euro
për një godinë që sipas vlerësimit të fundit vlerësohej në 5.3 milionë euro.
Të gjitha deklaratat në tekst janë pjesë e dosjes së falimentimit të Eurostandard
Bank.
Në vazhdim është storja e publikuar në emisionin Kodi në Televizionin Telma.