Krenar LLoga: Mbretëria e Arabisë Saudite do të kontribuojnë për të mundësuar digjitalizimin e plotë të drejtësisë edhe në vendin tonë

Krenar LLoga nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar për kontributin që Mbretëria e Arabisë Saudite do të bëjë për të mundësuar digjitalizimin e plotë të drejtësisë edhe në vendin tonë.

Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, vizitova edhe Laboratorin Qendror për Digjitalizim, gjegjësisht Qendrën e Digjitalizimit të Pasurive të Paluajtshme, gjatë së cilës Inxh. Ahmed Alsalamn e njohu nga afër me metodën dhe fazat e digjitalizimit, që në fillim, që nga përzgjedhja e dokumenteve, futja dhe rishikimi, transferimi në laboratorë për digjitalizim, sterilizimi dhe restaurimi, skanimi dhe arkivimi, kontrolli i cilësisë përpara regjistrimit përfundimtar dhe dhënien e një kodi unik të çdo dokumenti.

Në qendrën e digjitalizimit përpunohen tapitë e vjetra me gjatësi mbi 3 metra dhe mbi 100 vjet, ndërsa njëkohësisht edhe u prezantua se objekti i arkivit qendror ka kapacitet për të digjitalizuar 115 mijë metra dokumente.

Nëpërmjet implementimit sëtë shërbimeve të reja, pra digjitalizimit të dokumenteve të pronës, pagesës elektronike të tatimit në pronë, transferimit elektronik të pronës brenda 60 minutave dhe ndarja e njësive të banimit brenda disa sekondave, e jo muajve, është lehtësuar funksionimi i përgjithshëm i një numri më të madh institucionesh dhe kjo ka kontribuar në punë më efikase dhe më cilësore.

Në fund të vizitës, ministri u shpreh se përvojat e shkëmbyera nga kolegët nga Mbretëria e Arabisë Saudite do të kontribuojnë për të mundësuar digjitalizimin e plotë të drejtësisë edhe në vendin tonë.