Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në takim në komunën e Tetovës ka pritur ministrin e punëve të Brendëshme të Maqedonisë së Veriut nga radhët e VMRO-DPMNE, Pançe Toshkovksi.
Takimi i Kasamit me Toshkovskin vjen një ditë pas vizitës së Kasamit me përfaqësuesit e VLEN në Prekaz ku bënë fotografi në kompleksin memorial të familjes Jashari sidhe ky takim ndodhë pikërisht në ditën e mësuesit më 7 Mars.
As nga MPB-ja dhe as nga komuna e Tetovës deri tani nuk kanë dalë me një kumtesë zyrtare se cila ishte arsya e vizitës së Toshkovskit në komunën e Tetovës.