Ditën e shtunë, më datë 9 mars, Bashkimi Demokratik për Integrim fillon zyrtarisht konventën promovuese për kandidatin e tyre për president të vendit, Bujar Osmanin.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendëskryeministri, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Manifestimi qendror pritet të filloi në ora 18:00 në qëndrën sportive “Kalaja” në Shkup.
Njoftimi i plotë:
Përshëndetje
Erdhi koha për Presidentin e parë shqiptar!
Ejani të shtunën, më 9 mars 2024, në ora 18:00, në qendrën sportive “Kalaja” në Shkup, ta nisim bashkë edhe një rrugëtim të guximshëm drejt rrënimit të të gjitha paragjykimeve, barazisë së plotë dhe zhbllokimit të rrugës europiane duke i thënë JO Rusisë, po Europës!