Përmes një video përmbledhëse nga tubimi promovues kandidatit për president nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmanit, zëvendëskryeministri Artan Grubi ka ironizuar me opozitën shqiptare.
Grubi ne videon e publikuar teksa dëgjohet kënga “Zanin mos ta ni”, shkruan se u dha mesazhi për “derivatet jo-kreativ dhe rusofilët”.
Postimi original nga faqja e tij në Facebook:
Zonin mos t’ju ni thotë kënga e FLM këtyre derivateve jokreativ dhe patetik të BDI-së për të gjithë fansat nga Rusia, Kina, India, Bangladeshi, e gjithë Azia, që mi keni sjell në profil me paret që i keni vjedh si hajna që jeni, mos e nalni dorën hiç!
Ju dua të gjithëve, përveç rusofillave në opozitë!!