Gjoba për 119 shoferë në Shkup, 17 prej tyre pa patentë shoferi

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (17.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 119 gjoba, nga të cilat:

16 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 8 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 11 për mosvënien e rripit të sigurisë” – thuhet në njoftimin e MPB-së.