Pas barazimit me Athletic Bilbaon javën e kaluar, Barcelona u rikthye sonte te fitorja në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez triumfoi ndaj Mallorcas, në kuadër të javës së 28-të.
Takimi në stadiumin “Lluis Companys” përfundoi me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Blaugranët” e realizoi Lamine Yamal (73′).
Vlen të theksohet se Ilkay Gundogan humbi një penallti në minutën e 24-t.
Te skuadra mysafire për 90 minuta luajti sonte reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Ai goditi një shtyllë, por nuk ia doli të linte gjurmë me gol apo asistim.
Barcelona pas kësaj fitore ka 61 pikë dhe renditet e dyta në tabelë.
Mallorca ndodhet në pozitën e 15-të me 27 pikë të grumbulluara.