Dukshmëri të ulur prej 50 deri 100 metra për shkak të mjegullës ka në aksin rrugor Kodra e Diellit – Lisec, njoftoi sot pasdite NP Rrugët e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të lagështa. Të gjitha akset rrugore në shtet janë të kalueshme.
Nga NP Rrugët e Maqedonisë informojnë se në akse të caktuara rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Njëherësh u bëjnë thirrje shoferëve për vozitje me kujdes të automjeteve, respektimin e sinjalizimit të vendosur, si dhe përshtatje të shpejtësisë në bazë të kushteve në rrugë.