Dinari serb një shqetësim i serbofilëve “koqevarë” si Berati dhe Batoni!

Prej disa ditësh serbofilët “koqevarë” Berati dhe Batoni aq shumë janë shqetësuar për ndalesën e dinarit serb në veri saqë ata po buçasin çdo ditë nëpër studiot televizive dhe në takimet që kanë me ndërkombëtarët duke qarë sesi po vuajnë serbët e veriut dhe jo vetëm.

Të dy këta rrufjanë dhe gjithë serbofilët e Kosovës “kanë harruar” të flasin për mosbindje qytetare të serbëve në veri të cilët kërkojnë të shkëputen nga Kosova e cila është pjesë e pacënueshme e integritetit territorial të Kosovës, madje ata nuk kanë dënuar aktin terrorist të kriminelit Radojçiq në Banjë më 24 shtator të vitit të kaluar, i cili shëtit i lirë me leje te ndërkombëtareve dhe të interpolit dhe heshtin ndaj provokimeve të përditshëme të Serbisë pranë kufirit me Kosovën.

Kolona e pestë e “koqevarëve” serbofilë tëshmë është konsoliduar dhe ka kaluar në kundërofensivë në emër të mbrojtjes së minoriteteve ata po dëmtojnë pavarësinë dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilët kapërdisen nëpër studiot televizive si të ftuar që dërdëllisin në dialekt filozofinë e tyre, sesi duhet të veproj Kosova për të arritur zbatimin e marrëveshjes për “Zajednicën” e cila tashmë është pranuar nga kryeministri Kurti.

Por, atë marrëveshje nuk do ta nënshkruaj çetniku Vuçko, pasi ai nuk e do vetëm veriun por edhe jugun me “Republikën Srpska”, një dhuratë kjo nga të gjitha partitë politike qëkurse pranuan ta nënshkruajnë Asociacionin si një “Republika Srpska” brenda Kosovës që nga viti 2013!

Ky tabor i “kolonës së pestë” të Kosovës nuk është i sotëm, por daton që nga vitet 90-ta me Matoshët e Parlamentit Rinor, duke sugjeruar bashkëjetesën dhe zgjidhjen e konfliktit kosovaro-serb me mjete paqësore nën sloganin: “Me Laps në Evropë”!

Shqetësimi i vetëm i “kolonës së pestë” nuk është vetëm ndalimi i dinarit serb në veri, por prishja e raporteve miqësore kosovaro-serbe dhe bizneset e tyre, duke derdhur lotë krokodili për “kohën e artë” te Jugosllavisë së Titos, rehati e cila iu ndërpre me ardhjen satrapit Millosheviq në krye të Serbisë dhe Jugosllavisë së re si shkaktar i gjenocideve të kryera ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve.

Ndaj, le t’u themi ndal veprimtarisë antikombëtare të “kolonës së pestë”, “gërnaçëve” dhe “veshllapushëve”, antistadardëve Matoshë dhe Kelmendë sa nuk është vonë, se Kosova nuk është plaçkë tregu për ta nxjerr në ankand për hir të interesave tuaja si argatë të Beogradit, por është e pavarur dhe sovrane që ka për zot një popull të tërë pas saj. Medai Shaholli

Dinari serb një shqetësim i serbofilëve “koqevarë” si Berati dhe Batoni!