Kandidatja për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova, thotë se në BE do të jemi të respektuar dhe të barabartë nëse jemi të ndërtuar dhe organizuar sipas kritereve të Kopenhagës.
“Nëse kemi një gjyqësor të pavarur, nëse respektohen të drejtat dhe liritë, nëse kemi arsim evropian dhe jo fakultete që janë “fabrika letre”, prandaj kemi më shumë doktorë shkencash për kokë banori se Britania”, tha Siljanovska Davkova për “Telma”.
Ajo thotë se kjo me ndryshimet kushtetuese “absolutisht nuk na mban”, dhe se BE-ja do të na vendosë veton dhe “do të marrim nuk e di sa veto për shkak të mosrespektimit të kritereve të Kopenhagës”.