Nuk pajtohem se është shpenzim i panevojshëm i parave, thotë ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska për akuzat e opozitës se pas furnizimit të 8 helikopterëve nga kompania italiane Leonardo, qëndron një skandal me korrupsion dhe se ata procesin e modernizimit e shohin si kërcënim ndaj vetes, e jo ndaj shtetit. Ajo është e bindur se vendimi i ekipit të profesionistëve të Armatës është i duhuri dhe se në njërën nga marrëveshjet ajo është nënshkruese, ndërsa nënshkrimin e saj e ka vendosur për shkak se beson në personat që e kanë zbatuar këtë proces.
“Konkretisht për kompaninë, duhet të keni parasysh se kemi nënshkruar marrëveshje Qeveri me Qeveri, akuza ndaj cilësdo kompani do të thotë edhe akuzë ndaj Qeverisë së Republikës së Italisë, se janë pjesë e një skandali me korrupsion. Mendoj se kjo është e palejueshme në mënyrë diplomatike”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.