Apple gjobitet me 1.8 miliardë euro


Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga Bashkimi Europian për shkelje të rregullave të shërbimit transmetues.

Apple nuk ka informuar plotësisht përdoruesit e saj që përmban abonime alternative dhe më të lira për më shumë se një dekadë, deklaroi Komisioni Europian.

Si rezultat, përdoruesit e iPhone dhe iPad kanë paguar “çmime dukshëm më të larta për abonimet e transmetimit të muzikës”, tha organi ekzekutiv dhe shtoi se Apple ka abuzuar me pozitën dominuese që ka si transmetues i muzikës në aplikacionin e tij.

Gjoba është vendosur pas një ankese nga Spotify që inicioi një hetim 5-vjeçar nga BE të fokusuar te mënyra si Apple ndalonte krijuesit e aplikacioneve që të lajmëronin përdoruesit për forma më të lira që të paguanin për abonimet pa qenë nevoja e një aplikacioni.

Hetimi zbuloi se Apple ndalonte shërbimet e transmetimit si Spotify që të informonte përdoruesit për ofertat e abonimeve që nuk lidheshin me të. Komisionerja e BE, Margrethe Vestager tha se kjo është “e paligjshme dhe ka ndikuar miliona klientë europianë”.

Apple është shprehur se do të lejojë përdoruesit e iPhone në Europë që të përdorin aplikacione të tjera për instalimin e tyre dhe jo App Store si dhe do t’u mundësojë krijuesve që të ofrojnë sisteme alternative pagesash.

Apple tha se do ta apelojë këtë pasi nuk ka prova që klientët janë prekur. Kompania deklaroi se përfituesi më i madh i gjithë kësaj është Spotify.

Spotify e cilësoi gjobën ndaj Apple “një moment të rëndësishëm” dhe tha se jepte “një mesazh të fuqishëm” se “asnjë kompani, as një monopol si Apple nuk mund të abuzojë me pushtetin që të kontrollojë se si kompanitë e tjera ndërveprojnë me klientët e tyre”.

Apple tha se kompania suedeze nuk i paguan komision pasi i shet abonimet në faqen e vet të internetit dhe jo në App Store. Spotify kundërshtoi duke thënë se kufizimet janë përfitime për shërbimin e vetë gjigantit teknologjik, Apple Music.