Ali Ahmeti përmend mesazhin e luftës, misioni vazhdon deri atëherë kur nuk do të ketë kufi mes shqiptarëve (VIDEO)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Sellcë të Tetovës me bashkëpunëtor ka përkujtuar të rënët e betejave para 23 viteve.

Bashkë me familjarë të dëshmorëve, bashkëveprimtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe banorë të Malësisë së Tetovës shënuam 23 vjetorin e fillimit të veprimit ushtarak të Brigadës 112 “Mujdin Aliu”.

Kujtuam dhe nderuam në vendprehjet e tyre të gjithë ata pjesëtarë të kësaj brigade që dhanë jetën për jetësimin e idealeve kombëtare të lirisë e barazisë.

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!

Për më shumë shikoje videon e mëposhtme: