Një 46-vjecar nga Shkupi, ka humbur jetën në aksidentin e trafikut në fshatin Kollarë në rrugën Kërçovë – Ohër.

Sipas njoftimeve të policisë, automjeti që drejtohej nga 46-vjecari ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga, është rrokullisur dhe ka rënë në lum.

Në makinë ka qenë edhe një e mitur. Policia ka njoftuar se rasti në Stacionin policor në Kërçovë është denoncuar djje në orën 18:20.

“Vozitësi i automjetit “Ford” me targa të Shkupit, 46-vjeçari V.N nga plagët e marra kanë ndërruar jetë në vendngjarje, kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës. Lëndime të rënda trupore ka marrë një bashkudhëtare e mitur që është transferuar në Spitalin e Kërçovës” – thonë nga MPB.

Viktima e aksidentit ka qenë Vlatko Nikolovski një aktivist i LSDM-së. Bashkëpartiakë të tij, përmes rrjeteve sociale, i kanë dhënë lamtumirën e fundit.

Vetëm para një dite, i ndjeri dhe Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, kishin qenë bashkë në hapjen e një shtabi rajonal të socialdemokratëve.

“Dje qeshnim, sot gjithcka ndryshoi. I tronditur për shkak të humbjes së papritur të shokut tonë partiak. Kujtime për të përgjithmonë do të përkujtohen në LSDM. Ngushëllime familjes, farefisit dhe miqve” – ka shkruar në Facebook, Fatmir Bytyqi.