Afrim Gashi uron muajin e Ramazanit: ky muaj na mëson të jemi të kujdesshëm në kritikat dhe vërejtjet tona
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka uruar të gjithë besimtarët musliman për muajin e shenjtë të Ramazanit përmes një postimi në Facebook. Gashi shkruan se në këtë muaj vjen në shprehje dashuria dhe respekti për tjetrin.
“Ardhja e muajit të shenjtë të Ramazanit gjithnjë ka sjellë gëzim në zemrat dhe familjet e besimtarëve myslimanë. Rrjedhimisht, duke qenë në vigjilje të një Ramazani të ri, dëshiroj që të gjithë besimtarëve myslimanë t’ua uroj fillimin e agjërimit, duke u lutur që ky të jetë edhe agjërim nga fjalët e liga e sjelljet e padenja. Kundrejt angazhimit tonë publik, Ramazani na mëson të jemi të kujdesshëm në kritikat dhe vërejtjet tona, duke mos i lënduar zemrat e njerëzve, duke shfaqur gjithnjë empati, solidaritet, dashamirësi, dashuri e përzemërsi. Në këtë muaj vjen në shprehje edhe dashuria dhe respekti për tjetrin, ndërsa lartësimi shpirtëror është synimi më i lartë i besimtarëve agjërues”, ka shkruar Gashi.
Gashi lutet për një Ramazan të mbarë e për një agjërim të këndshëm, për të pritur ashtu një edhe Bajram festiv.