7 marsi/ Ahmeti: Në kauzën tonë mbarëkombëtare roli i pishtarëve të arsimit ka qenë dhe mbetet jetik
Kryetari i Bahskimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka lëshuar një urim të përzemërt të gjithë mësuesve dhe mësueseve me rastin e festës kombëtare të 7 marsit.
Ahmeti në urimin e tij ka thënë se duhet të kujtojmë për çdo ditë të gjithë ata misionarë të arsimit në gjuhën tonë amtare që mbajtën të pashuar flakadanin e dijes.
Sipas tij, në kauzën tonë mbarëkombëtare roli i pishtarëve të arsimit ka qenë dhe mbetet jetik për përjetësinë e kombit.
Urimi i plotë:
Një urim nga zemra po ju dërgoj sot të gjithë mësuesve dhe mësueseve tona me rastin e festës kombëtare të 7 marsit. Le të kujtojmë për çdo ditë të gjithë ata misionarë të arsimit në gjuhën tonë amtare që mbajtën të pashuar flakadanin e dijes dhe me këtë ruajtën indin tonë kombëtar nga kthetrat e asimilimit. Në kauzën tonë mbarëkombëtare roli i pishtarëve të arsimit ka qenë dhe mbetet jetik për përjetësinë e kombit dhe mbjelljen e atdhedashurisë tek brezat e rinj që nuk duhet të harrojnë të kaluarën e lavdishme dhe me dije duhet të vazhdojnë të prijnë kauzat e reja kombëtare.Duke kujtuar 137 vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së parë në Korçë, le të reflektojmë sot mbi peshën e madhe të shkollave shqipe të përhapura gjithandej vendit, mbi peshën e tre universiteteve tona kombëtare që sot janë fole të padiskutueshme të përparimit! Gëzuar 7 marsin! E përjetshme qoftë gjuha jonë e bukur!