Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pasi liderët e BE-së miratuan një paketë të madhe ndihme të re financiare për vendin e tij.
Ai përshëndeti vendimin dhe tha se kjo do të forcojë stabilitetin afatgjatë ekonomik dhe financiar, shkruan Sky News.
“Do të forcojë stabilitetin afatgjatë ekonomik dhe financiar, i cili nuk është më pak i rëndësishëm se ndihma ushtarake dhe presioni i sanksioneve ndaj Rusisë”, është shprehur ai.