Zbulohet një varr masiv nën rrënojat e oborrit të një shkollë në Gaza, trupat e pajetë ishin të prangosur dhe me sytë e lidhur

Një varr masiv me trupat e dhjetëra të burgosurve palestinezë janë gjetur në Gaza. Detaji tjetër i cili është bërë me dije në lidhje me zbulimin e këtij varri është se trupat e pajetë ishin me sytë e lidhur dhe me pranga. Autoritetet palestineze kanë bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar.

Lajmi është bërë i ditur nga Al Jazeera, sipas së cilës të paktën 30 trupa u gjetën në “qese të zeza plastike” pranë shkollës Hamad, në veri të Gazës. Sipas dëshmitarëve, personave u ishin lidhur sytë, ishin torturuar dhe vrarë.

“Ndërsa po pastronim, hasëm në një grumbull rrënojash në oborrin e shkollës. U tronditëm kur zbuluam se dhjetëra kufoma ishin varrosur nën të. Kur i hapëm qeset e zeza, i gjetëm trupat tashmë të dekompozuar”, shtoi dëshmitari. Korrespondenti i Al Jazeera, Tareq Abu Azzoum tha se identifikimi i disa trupave ishte i pamundur.