Xhensila e nisi divorcin dhe u largua në Dubai, si nisi kriza mes çiftit të njohur!

Xhensila Myrtezai dhe Bes Kallaku janë në proces divorci. Bëhet me dije së është vetë këngëtarja ajo që ka marrë hapin për t’i dhënë fund martesës disavjecare. Kjo nuk është kriza e parë mes çiftit.

Por mesa duket ishte vendimtarja, për të zgjedhur rrugën e divorcit. Pas vendimit për tu ndarë, mësohet se këngëtarja është larguar e vetme gjatë fillimit të javës në Dubai, për t’u kthyer këtë fundjavë në Shqipëri, ku ka planifikuar koncertet e radhës.

Divorci nuk është bërë me pranim të të dyja palëve. Pavarësisht konflikteve, Kallaku ka kundërshtuar ndarjen. Çifti nuk ndiqet më as në rrjetet sociale, ndërsa në ngjarjet e kohëve të fundit, të dy shfaqen të ndarë, ose vetëm me fëmijët e tyre.

Disa muaj më herët kur u përfol për një divorc mes çiftit, të dy hodhën poshtë zërat përmes një puthjeje në një koncert. Tani rrjeti zien sërish, por askush nuk ka konfirmuar apo përgënjeshtruar lajmet.