VRASËSIT E ARSIMIT

VRASËSIT E ARSIMIT

“600 vite muslimanët ishin mësuesit tanë.”
– Gustave Le Bon

Savash Veliu
Duke parë kronologjinë e zhvillimit të kohës sot, Arsimi ka ardhur në pikën e regresionit dhe kolapsit, me standarde të dyfishta të vendosura në platformat e Bolonjës, Kembrixhit, USAID-it Hap pas hapi, projekteve pilot keqdashëse evropiane dhe perversioneve të tjera, duke bërë që arsimi të fundoset në fund të ambisit, sepse e lamë nxënësin aq të lirë sa mësuesin e vumë nën këmbët e nxënësit, e zhveshur nga virtyti, gjë që rezultoi në uljen e autoritetit të mësuesit në sytë e nxënësit dhe prindit, niveli i ndërgjegjes te të cilët është i ulët, dhe për këtë arsye mësuesi humbi krenarinë dhe dinjitetin e tij si Mësues i vërtetë i edukimit.

Jemi dakord, t’i japim lirinë fëmijës, por të mos e lëmë të vrazhdë dhe të shkujdesur. Le ta lejojmë lirisht, por jo në mënyrë të papërgjegjshme dhe të shfrenuar.

Nxënësit nuk kanë nevojë për mësues të përsosur sepse askush nuk është i tillë, por ekziston tendenca e arritjes graduale mendërisht.

Nxënësit kanë nevojë për mësues që do t’i emocionojnë, do t’i motivojnë të vijnë në shkollë dhe do të zhvillojnë një dashuri për të mësuarit ndërveprues në çdo segment e ajo arrihet me edukim dhe arsimim që sot nuk ekziston.
Thuhet: “Nëse mësuesi ka këto tri cilësi, është bekim për nxënësin: “Durim, përulësi dhe moral të mirë”.

Sado e vlefshme të jetë një pemë e vetme, ajo nuk mund të përmbushë rolin e pyllit. Ne duhet të rritim fidanë të vegjël që të bëhen pyjet e së ardhmes vizionare.

Shkatërrimi i një vendi fillon me shfaqjen e varfërisë mes njerëzve. Varfëria e parë është shkatërrimi i Arsimit nga programet joadekuate dhe të pakualifikuara/ imponuara/ nga bota perëndimore, të dizajnuara me pacilësinë e rritjes së nivelit të vetë-dijes shoqërore të paralizuar/sakatosur nga themelet integruese të Evropës intriguese të mbështetur nga Soros Open. Ajo bëri kërdi në shoqëritë e mbajtura peng nga varfëria politiko-ekonomike e shkaktuar nga revolucionet rozë.

Dhe kështu situata përkeqësohet çdo vit, falë vrasjeve sistematike të arsimit si për studentët ashtu edhe për pedagogët. Dhe si pasoj e saj sot në Tetovë, këtë vit ka 1300 nxënës më pak në shkollat fillore dhe të mesme.

Sami Frashëri i cili dikur thoshte kështu:
“Një popullI, nëse duash të mos përparojë, ia pengon arsimimin, me këte rast e ke vrarë, shkatrruar, demoluar e zhdukur fare.

Ata që ndalojnë së mësuari dhe leximin cilësor, pavarësisht pamjes së jashtme, janë të modës së vjetër, janë njësoj si primitivët e mesjetës evropiane. Prandaj, kushdo që vazhdon të lexojë dhe të mësojë mbetet i ri, kështu që gjëja më e madhe në jetë është të dish të mbash mendjen ndezur.
Në robëri detyra jonë është të luftojmë. Në liri lufta jonë është të ndërtojmë karakter midis të arsimuarve vërtet, jo personazhe me antivlera shkatërruese.

“Populli që e pranon dijen, i siguron vetvetes ardhmërin, i nxjer prangat e robërisë, përshëndetet nga zotërimi i huaj, dhe rreshtohet në rradhët e pushteteve botërore”, thotë Franjo Racki

“Nga te gjitha punët e mira, dija është më e mira, askush nuk mund ta vjedhë, askush nuk mund ta bleje, sepse është e pashkatërrueshme””, thotë Hitopadesha.

Kështu, Evropa nuk mori mësime nga lindorët, domethënë nga bota islame, pavarësisht se ishte mësuese e saj për më shumë se 600 vjet dhe reflektoi nga Andaluzia në kontinentin e zhytur në kënetën shkatërruese të injorancës mesjetare dhe shkaktoi ringjalljen e shpirt atje. E përdor si shprehje se djepi i kulturës botërore, që është Europa e Rilindjes sot, është Europa, por duke harruar se ishte Andaluzia Islame që e bëri Evropën “EVROPË ME KULTURËN DHE QYTETRIMIN E SAJ NJERËZOR” dhe jo e kundërta siç mburrej ai, se ishte Perandoria Greko-Romake që i dha Evropës së pandershëm shkëlqimin e saj!
Shikoni çfarë thotë perëndimori Gustave Le Bon… “Muslimanët ishin mësuesit tanë për 600 vjet”!
… Ja pra, në çdo aspekt dhe kontekst Evropa është një lavire plakë, të cilën edhe kur ta duash, duhet mirë ta njohësh, nga të gjitha anët që mos të befasojnë, sepse nuk dihet me saktësi çfarë premton, deklaron dhe synon!
Evropa ka përvetësuar civilizimet, begatitë dhe kulturat e të tjerëve dhe madje i ka kthyer si vlera të veta por me kamatë… ashtu siç bëjn sot tek ne!

Andaj pas varfërisë mendore vjen varfëria shoqërore me harxhimet e tepërta dhe të pa nevojshme të udhëheqësve të atij vendi… thotë Hz Aliu r.a.
Është një tipar i pranishëm në vendet tona dhe kjo është rezultat i skllavërisë mendore dhe intelektuale e bërë me programe të shkatërrimit sistematik për dekada.
Pra…
“Kur të mbillet gruri, duhet pritur një vit. Kur të mbillet pema, duhet pritur pesë vite. Kur të arsimosh popullin, duhet pritur njëqind vite”.
Andaj na skemi kohë të humbasim për broçkullat evropiane të cilët na morrën 30 vite me tranzicionet dhe pas Plandemisë tani me Inflacionet, e deri kur kështu!???
… Shpresojm nuk do të presim kaq vite për tu arsimuar në rrugë të drejtë me shpresën se do ti yshtim këto palaçot Qeverisëse të kompromituara moralisht në histori…

Unë jam i mendimit të mëposhtëm; Shtetet demokratike duhet të shpallen shtete terroriste jo vetëm për vrasje fizike, por edhe për vrasje intelektuale. Dallimi mes tyre dhe shteteve diktatoriale është se diktaturat terrorizojnë dhe vrasin popullin e tyre, ndërsa shtetet demokratike terrorizojnë, vjedhin dhe vrasin popujt e tjerë, dhe këtu jemi ne sot!

Tani po paraqes një shënim të bërë nga i njejti mentalitet dhe i imponuar si model shkollarëve, vlerësojeni të sotmen ndryshe nga dje… dhe pasi ta lexoni jepni mendimet tuaja për dashamirësin e kësaj përmbajtjeje.

***
“Në Perëndim nota më e lartë në provime është 5…
Nëse studenti nuk përgjigjet në asnjë pyetje dhe e dorëzon provimin e tij bosh, pa shkruar asgjë merr notën 2…
Në ditët e para, nuk e dija këtë sistem dhe i habitur e pyeta profesorin Teodor Medraof: “A është e drejte që ai i cili nuk përgjigjet në asnjë pyetje të marr notën 2, ai duhet ta marr 1 ose 0 nëse llogaritet me pikë, a sështë kjo logjika?”
Ai Buzëqeshi dhe më tha: “Si t’i japim një krijese njerëzore 0?
Kur ai është zgjuar çdo ditë në oren 7 që të jetë prezent në të gjithë leksionet?
Si t’i japim notën 0, kur, ai është përpjekur që në këtë mot ekstrem të ftohtë, të arrij në kohë në provim dhe të mundohet t’i përgjigjet pyetjeve!
Si t’i japim 0 kur ai i ka kaluar netët i preokupuar me provime, ka shpenzuar para të shumta për studime dhe është distancuar nga jeta normale duke iu përkushtuar studimeve?!
Këtu djalosh nuk japim 0 ose 1 vetëm pse nuk i është përgjigjur disa pyetjeve. Ne e respektojmë atë si njeri i cili zotëron logjikë dhe ka sakrifikuar gjithçka për studimet e tij. Ne nuk vlerësojmë vetëm provimin e tij, por e vlerësojmë ate si njeri.
Në fakt mbeta i shtangur dhe nuk dija se çfarë të shtoj më shumë…
Mendova se sa pak vlerësohet njeriu tek ne, e sa shumë poshtërohet ai në bankat e shkollës…
Për këtë, desha këtë mesazh t’ua dërgoj mësuesve që ta ndryshojnë sistemin e dështuar dhe metodat e mësimdhënies, nëse dëshirojmë të nxjerrim gjenerata që në zemra mbajnë krenari, e në kokë dituri.
© Iris Tua