VMRO rifillon fushatën “61 deputet, Qeveri pa shqiptarët”


Për tre ditë me radhë, Lidija Andreevska në profilin e sajë në “Facebook”, ka mbajtur statusin publik nëpërmes të cilit e njëjta kërkon që maqedonasit t’i japin 61 mandate VMRO-DPMNE-së.

Këtë kërkesë, mbështetësja e VMRO-së opozitare e bën për siҫ thotë ajo të formohet Qeveri pa shqiptarët, pra të mos ketë kushtëzime.

Kjo kërkesë nuk po bëhet për herë të parë. Në të njëjtën mënyrë 61 mandate dikur kërkonte edhe ish kryeminsitri Gruevski për tu ikur aso kohe siҫ thoshte kërkesave të BDI-së për shqiptarët.

Të njëjtën kërkesë e ka përsëritur me raste edhe kreu aktual i VMRO-së, Hristian Mickoski duke përdorur arsyen e njëjtë, të mos përmbushë kërkesat e BDI-së për përfaqësim të drejtë të shqiptarëve dhe të drejtat e tyre.