Dihet emri dhe mbiemri për atë që po ndodh me dokumentet e udhëtimit, ministri nëntëvjeçar i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili për qëllime të caktuara politike nuk ua tha këtë obligim qytetarëve, sepse ky obligim ka ekzistuar për 5 vjet, siç e shohim, tha deputeti Bojan Stojanoski.
VMRO-DPMNE nesër në ora 11:00 do të bëjë kallëzim penal kundër Oliver Spasovskit sepse i ka dëmtuar qytetarët dhe buxhetin e Republikës së Maqedonisë, duke ditur se do të hyjë në fuqi një obligim i tillë, ka blerë formularët për Dokumentet personale edhe pse e dinte se qytetarët nuk mund t’i përdorin ato deri në fund të afatit të dhënies së tyre, theksoi Stojanoski.