Ish-luftëtari i njohur, Khabib Nurmagomedov, ka publikuar një fotografi me shqiptarin, Ilir Latifi.
Ish-kampioni në UFC përmes fotografisë së publikuar bëri të ditur se ka një raport mjaft të ngushtë me Latifin.
“Vëllai im”, shkroi Khabibi në fotografinë me luftëtarin shqiptar. Krahas shkrimit, ai vendosi edhe flamurin kombëtar shqiptar.
Ilir Latifi vazhdon të jetë ende aktiv në artet marciale dhe garon në kategorinë e peshave të rënda.
40-vjeçari përfaqëson Suedinë.