Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti në vijën e frontit, Avdijivka. Me tërheqjen nga ky qytet në lindje, Kievi i ka dhënë fitoren më të madhe simbolike Rusisë, pas dështimit të kundërofensivës së Ukrainës vitin e kaluar. Për muaj të tërë, Rusia ka tentuar të marrë kontrollin e Avdijivkës. Marrja e këtij qyteti është fitimi më i madh i territorit për forcat ruse që kur ato morën qytetin lindor të Bahmutit majin e kaluar dhe kjo fitore po ndodh pak para përvjetorit të dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Komandanti i ri i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se e mori këtë vendim për të shpëtuar jetën e ushtarëve të tij dhe për të parandaluar rrethimin e tyre. Forcat ukrainase po përballen me presion në frontin lindor për shkak të mungesës së municioneve, përderisa një paketë e ndihmës ushtarake e Shteteve të Bashkuara në vlerë prej 60 miliardë dollarësh është bllokuar në Kongres. Beteja për qendrën industriale, Avdijivka ka qenë një prej betejave më të përgjakshme në dy vjet luftë. Shumë e kanë krahasuar betejën për këtë qytet me atë të zhvilluar në Bahmut, ku u vranë dhjetëra mijëra ushtarë. Shumica e qytetit është shkatërruar nga luftimet, por afër 1.000 banorë vazhdojnë të jetojnë atje, sipas autoriteteve lokale.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Bajram Rexhepi tregon të vërtetën e Shkollës së Sellcës
- Hetime, arrestime dhe akuza – çfarë dimë deri tash rreth vdekjes së dyshimtë të 27 vjeçarit në Lipjan
- Ngritet padi penale ndaj ish-drejtorit të shkollës fillore në Likovë, ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 577.550 denarë
- Mickoski: Një numër i madh i eurodeputetëve nuk mbështesin fshirjen e termeve “identiteti maqedonas” dhe “gjuha maqedonase”
- Shkarkohet drejtori i Spitalit të Tetovës, Agim Berisha, ja kush emërohet
- BDI: Diskriminim Politik dhe Etnik në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup
- Angellov: Ka indikacione se zjarri në Bllacë është i qëllimshëm
- Stuhi e tmerrshme në Split: Trageti përplaset me dy anije, njëra fundoset, përmbytje në rrugë
- 6 milionë euro borxh -përplasje në komunën e Zhelinës/ Sejdiu mohon, Sulejami ka fakte
- Aliu – Srceva: Mbi 23 projekte dhe iniciativa janë zbatuar ose janë në fazën e zbatimit në Klinikën për TOARILUC brenda një viti