Trump: Rusia t’i sulmojë vendet e NATO-s që nuk i përmbahen marrëveshjes financiare

Nga një tubim në Karolinën e Veriut, ish presidenti amerikan Tramp i cili nuk i ka fshehur kurrë kundërshtitë lidhur me aleancën ushtarake, konfirmoi se nuk do të zbatojë klauzolën e mbrojtjes kolektive nëse do të rizgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ai shkoi më tej, duke e inkurajuar Rusinë të sulmojë çdo vend të NATO-s që nuk i përmbahet marrëveshjeve financiare, për të paguar pjesën e vet të detyrimeve.

“Unë thashë: nuk paguani…Jeni kriminelë. Jo unë nuk do t’ju mbrojë. Në fakt do të inkurajoj Rusinë të bëjë çfarë të dojë. Duhet të paguani”, tha Donald Tramp, Kandidat republikan.

Kjo ishte përgjigja që Trump pretendonte se i kishte dhënë liderit të një vendi të fuqishëm siç e cilëson, që e kishte pyetur nëse SHBA-të do ta ndihmonin nëse sulmohej nga Moska në rastin se nuk i kishte përmbushur detyrimet financiare brenda aleancës.

Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë komentet e bëra prej ish-presidentit amerikan, Donald Trump për mosmbrojtje të aleatëve të NATO-s nga një pushtim potencial nga ana e Rusisë, dhe i ka përshkruar ato si “të tmerrshme dhe të pavarura”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, i pyetur për komentet e Trumpit, ka thënë:

“Inkurajimi i pushtimit të aleatëve tanë të ngushtë nga regjimet vrasëse, është i tmerrshëm dhe i pavarur – e rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë në shtëpinë tonë”.

Traktati i NATO-s e ka një pikë që garanton mbrojtje të përbashkët për një vend anëtar, në rast se sulmohet. Trump, i cili është në krye të garës për të fituar nominimin e republikanëve në garën për president, ka qenë kritik i ashpër i NATO-s, sa ka qenë president, dhe ka kërcënuar vazhdimisht me largim të SHBA-së prej aleancës.