Tre persona nga Dibra janë arrestuar dje nga policët e Dibrës pasi janë gjetur gjatë gjuetisë së paligjshme, njofton MPB.
“Me datë 16.02.2024, zyrtarë policor të Stacionit Policor Dibër kanë privuar tre banorë të Komunës Qendër Zhupë, Q.M.(42) nga fshati Mal Papradnik, J.R.(42) nga fshati Broshticë dhe B. A. (50). nga fshati Zitineni.
Rreth orës 14:30 në vendgjuetinë “Kaneo Stogovo” janë gjetur nga një gjuetar gjatë kryerjes së gjuetisë së paligjshme. Atyre iu gjet dhe u sekuestrua një pushkë gjuetie tip “Benelli”, disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, një kafshë e egër e ngordhur dhe sende të tjera që janë përdorur për kryerjen e krimit”, njofton policia.
Personat janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.