Bayern Munichi ka hyrë në një krizë rezultatesh. Gjiganti gjerman ka regjistruar sonte humbjen e dytë rresht në Bundesligë dhe të tretën duke përfshirë edhe atë ndaj Lazios në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel pësoi sonte ndaj Bochumit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të.
Ndeshja e zhvilluar në “Vonovia Ruhrstadion” përfundoi me rezultatin 3:2.
Takuma Asano (38’), Keven Schlotterbeck (44’) dhe Kevin Stoger (78’ penallti) realizuan për fitoren e vendasve.
Ndërkaq, për “Bavarezët” golat u shënuan nga Jamal Musiala (14’) dhe Harry Kane (87’).
Kampioni në fuqi i Gjermanisë luajti me një futbollist më pak nga minuta e 78-të, kur nga loja u përjashtua Dayot Upamecano pas kartonit të dytë të verdhë.
Bochumi pas kësaj fitore ka 25 pikë dhe renditet në pozitën e 11-të.
Bayerni mbetet i dyti në tabelë, por tani me tetë pikë më pak se lideri, Bayer Leverkuseni.