Efektivët policorë të SPB-Tetovë, dje (14-shkurt) nga ora 09.14 kanë kryer aksion kontrollues ndaj këmbësorëve dhe sjelljes së tyre në komunikacion informonTetovasot. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 16 këmbësorë (TE-10 dhe GV-6), numri më i madh i tyre (TE-6 dhe GV-6) kanë kaluar në rrugë jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë dhe 4 (TE) që kanë kaluarrrugën duke mos respektuar sinjalistikë ndriçuese-semaforët në udhëkryq.
Këmbësorëve-shkelës u janë shqiptuar kallëzime përkatëse me gjoba prej 30 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë dhe janë thirrur në të ashtuquajturën mësim në komunikacion. Gjatë kontrollit është sanksionuar edhe 1 (TE) kundërvajtje tjetër rrugore.
Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë apelon dhe rikujton këmbësorët që të jenë sa më të kujdesshëm kur dhe ku kalojnë rrugët dhe si lëvizin në ato rrugë dhe lagje ku nuk ka trotuare të formësuara. Nga ana tjetër drejtuesit e mjeteve këshillohen të japin gjithmonë përparësi kalimi këmbësorëve.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rrahen dy kirurg mes vete në Qendrën Klinike të Kosovës
- U arrestua në Dubai/ Pjesë e grupit ‘Rraja’, përgjimet që fundosën Bujar Sefën: Po s’na erdhën policët nesër mbrëma, i bie që s’kanë kapur gjë, inshalla na mbron Allahu!
- Vazhdon gjykimi për tragjedinë e Koçanit, sot flasin dëshmitarët
- Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realizoi takim me Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në vend, Sh.T.z. Kristof Zomer
- Babai goditi me thikë vajzën në Durrës/ Ndërhyri të parandalonte ngjarjen, mbetet i plagosur edhe një kalimtar
- Stuhi dimërore e rrezikshme përfshin SHBA-në, shtatë të vdekur dhe mijëra pa energji elektrike
- Ngacmohet seksualisht një grua në Fushë Kosovë
- Gruaja në gjendje të dehur e goditi bashkëshortin me thikë në shpatull, më pas e gërvishi në qafë dhe trup
- Me rrahje deshën t’ia marrin borxhin, arrestohen nga policia
- Vuçiq kërkon forcim të kapaciteteve për integrimin evropian të Serbisë