Taravari takohet në Gostivar me Kasamin, Izetin dhe Gashin

Në Gostivar sonte është zhvilluar takim mes krerëve të Lidhjes Europiane për Ndryshim dhe kreut të ASH-së, Arben Taravari.

Pas takimit, Taravari tha se pas takimit që ka patur me kryesinë Qendrore dhe të Kuvendit ka marrë aprovim që t’i vazhdojë takimet me partitë opozitare.

“Sot kishim një takim fillestar ku u dakorduam që ekipet punuese prej të gjitha partive këto ditë të ulen dhe të punojnë në platformën e përbashkët e cila besojë se së shpejti do të sinkronizohet nga të gjitha palët dhe të nënshkruhet në ditët në vijim. Nuk e kemi caktuar ditën, por besoj se këto dy tre ditë do të koordinohemi edhe për atë”, tha Taravari, i cili shtoi se kanë biseduar edhe për koordinimin e shtabeve, organizimit të fushatës për zgjedhjet e dyfishta.

Taravari tha se nuk kanë një vendim definitiv se si do të dalin në zgjedhjet presidenciale.