Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi në një intervistë ekskluzive për RTSH deklaroi se perceptimi i shtetasve maqedonas ndaj shqiptarëve atje ka ndryshuar ndjeshëm. Por ai nënvizoi se vendi fqinj nuk është ende gati për një president shqiptar siç kërkohet nga opozita shqiptare.
Xhaferi shprehu keqardhje për sjelljen e partive opozitare shqiptare në seancën parlamentare ku u votua për kryeministrin e parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut.