Studentët protestojnë para MASH-it: “S’duam lëmoshë, vetëm atë që na takon”!

Dhjetëra studentë sot kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë me mungesën e efikasitetit të MASH për shkak se, siç thojnë ata, nuk i kanë respektuar afatet për pagesën e bursave dhe subvencioneve të tjera.

Me kartonë të kuq dhe me pankarta të ndryshme në duar si: “studimet i duam falas”, “s’duam lëmoshë, vetëm ajo që na takon”, studentët kërkojnë që Ministria e Arsimit menjëherë të filloj pagesën e bursës studentore. Studentët po ashtu kanë shprehur revolten e tyre edhe për vonesave të pagesave të vauçerëve të transportit, vonesave të pagesave pas marrëveshjeve për pagesë retroaktive të bursave, problemeve me masën e subvencionuar s, vaktet e studentëve, për shkak të mosrespektimit të afateve të përcaktuara dhe, siç thonë ata, problemeve në koordinimin ndërmjet departamenteve në Ministri.