Skandal/ “Vojvoda” në vend të Memishit, VMRO i’a merr Lëvizjes Besa edhe zëvendës drejtorin e NPK-së

Kreu i Tetovës, Bilall Kasami vazhdon ta shpërblejë partnerin e koalicionit, VMRO-DPMNE-në, me të cilën parti Kasami po bashkëqeveris në Komunën e Tetovës.

Së fundmi, Kasami si partner zemërgjërë i ka dhuruar partisë së Hristian Mickoskit edhe zëvendës drejtorin e Ndërmarrjes Publike Komunale.
Në këtë pozitë që tashmë Kasami i’a fali VMRO-së ka qenë i emruar Daut Memishi, kuadër i Lëvizjes Besa, po me këtë veprim, Kasami tregon se ka mëshum besim në kuadrot e propozuara nga Mickoski se sa nga vet kuadrot që i propozon partia e tij.

E në pozitën e Memishit, Kasami ka vendosur ta emrojë Branisllav Jakimovskin, e i cili në mënyrë publike në të kaluarën e afërt ka mbështetur disa vendime “kundër” Kasamit.

Jakimovski është një “vojvodë”, gjë të cilën ai nuk e fsheh dhe ka bërë disa shkrime e veprime me të cilat del në mbrojtje të kryqit “illegal” të vendosur në Kodrën e Diellit.

Kujtojmë, Jakimovski nuk është kuadër i vetëm i VMRO-së që ka pozitë udhëheqëse në Komunë të Tetovës, sepse nga po e njëjta parti, vjen edhe sekretari i Komunës po edhe drejtori i parkingjeve.