Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin i dorëzoi sot në Kazan, “Urdhrin e Aleksandër Nevskit”, Milorad Dodikut, presidentit të entitetit të Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës.
Dodik u nderua për “kontributin e madh: në zhvillimin e bashkëpunimit midis Rusisë dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe forcimin e partneritetit me Republikën Serbe, raporton klix.ba.
“Për një kontribut të madh në zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet Rusisë dhe Bosnje-Hercegovinës, forcimin e partneritetit me Republikën Serbe, i jepet Urdhri Aleksandar Nevskit, Milorad Dodikut, President i Republikës Serbe”, thuhet në dekretin e nënshkruar më herët nga kreu i shtetit rus.
“Urdhri i Aleksandër Nevskit” është “Urdhri i Meritës i Federatës Ruse”, i emëruar për nder të Shën Aleksandër Nevskit (1220–1263) dhe u jepet nëpunësve civilë për njëzet ose më shumë vite shërbim jashtëzakonisht meritor.
Ai u krijua nga Bashkimi Sovjetik si nder ushtarak gjatë Luftës së Dytë Botërore, më saktë me Dekretin e Presidiumit të Sovjetit Suprem të BRSS të datës 29 korrik të vitit 1942.
Ndryshe, në vitin 2019, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori të njëjtin urdhër nga presidenti rus.
Dodik tells Putin that “thanks to our friends in the EU, we didn’t get EU sanctions,” despite the US and UK sanctions.
He emphasizes his excellent relations with Vucic, as he receives the Order of Alexander Nevsky, a decoration awarded to Vucic in 2019.pic.twitter.com/Lw7PsUUKKZ
— Admirim (@admirim) February 21, 2024
President of the Republic of Srpska Milorad Dodik met today in Kazan with Vladimir Putin.
This is their fourth meeting since the beginning of the special military operation in Ukraine.
🇷🇺🇷🇸 pic.twitter.com/f3r3HY9COw
— Based Serbia (@SerbiaBased) February 21, 2024