“Shtëpia e shëndetit” në Kumanovë bën thirje për vaksinim

Pertusis apo siç njihet ndryshe edhe si “Kolla e keqe”, është sëmundje ngjitëse e traktit respirator, e cila shkaktohet nga bacile negative e që gjendet në hundën, gojën dhe fytin e një personi të infektuar.

Kjo sëmundje më së shumti prek të vegjlit nga foshnjat e deri te fëmijët 7 vjeç, por që i prek edhe fëmijët mbi 7 vjeç.

“Pertusis apo sic njihet në populatë “Kolla e keqe”, është një sëmundje acute infektive bakteriale e sistemit respirator fillon me një paqyrë të lehtë klinike sikur të gripit me teshtitje, rrjedhje të hundëve, kollë të lehtë e temperaturë të ulët. Më të prekur janë fëmijët e foshnjat deri në moshën 7 vjecare por gjithësesi se i prekë të gjitha grup-moshat, inkubacioni i sëmundjes zgjatë prej 7 deri në 14 ditë dhe në këtë periudhë infeksioni përhapet në përmasa më të mëdha për shkak se pacientët janë asimptomatik. Në fazën katarale fillojnë simptomattipike të sëmundjes, vështirësohet frymëmarrja, kollitjet janë më të fuqishme dhe më të lodhshme për organiamin dhe për shkak të vështirësisë së frymëmarrjes dhe pamjaftueshmërisë së ajrit pacientët marrin ngjyrë cianotike, dhe për shkak të këtyre simptomave ata zakonisht përfundojnë me të vjella për shkak të ngacmimit të receptorëve të vjelljes”, theksoi Qefajete Bajrami, mjeke në ISHP “Shtëpia e shëndetit” Kumanovë.

Mjekja, Qefajete Bajrami, nga ISHP “Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë, thotë se mënyra e vetme parandaluese e kësaj sëmundje është vaksinimi, proces që zhvillohet në disa faza edhe atë sipas kalendarit për vaksinim.

“Apelojmë deri te të gjithë prindërit që ti sjellin fëmijët e tyre të vaksinohen sipas kalendarit për vaksinim me qëllim parandalimin dhe përhapjen e sëmundjes. Ju njoftojmë se për shkak të fluksit të madh të pacientëve punojmë cdo ditë pune me dy ndërrime edhe atë nga ora 7:00 deri në ora 19:00, gjithashtu ju njoftojmë se disponojmë me vaksina të mjaftueshme, efektive, të sigurta dhe pa efekte anësore” – theksoi, Qefajete Bajrami.

Nga “Shtëpia e Shëndetit”- Kumanovë, për programin tonë deklarojnë se interesim nga ana e prindërve për t’i vaksinuar të vegjlit e tyre ka, por nga ana tjetër edhe ka prej tyre që e kundërshtojnë këtë proces si pasojë e dezinformatave të ndryshme që qarkullojnë mes njerëzish.