Shtatë herë kampioni i Gjermanisë në rrezik të shuarjes

Përgjegjës për krijimin e disa prej talentëve më të mëdhenj të futbollit duke përfshirë Manuel Neuer, Mesut Ozil dhe Leroy Sane. Ata luajnë në një stadium mahnitës prej 62,000 ulësesh, një nga më të mëdhenjtë e Gjermanisë, dhe mburren me një histori jashtëzakonisht të pasur.

Megjithatë, gjigantët gjermanë Schalke rrezikojnë të zhduken nëse pësojnë një tjetër rënie nga liga.

Shtatë herë kampionët e Bundesligës kaluan 29 vjet në nivelin më të lartë përpara rënies së tyre në vitin 2021.

Ata siguruan promovim të menjëhershëm, por më pas u rrëzuan përsëri në fund të sezonit 2022/23.

Dhe ata tani janë në një situatë të dëshpëruar drejt fundit të Bundesliga 2. Schalke ndodhet në vendin e 15-të nga 18 skuadra, transmeton Gazeta Express.

Humbjet e njëpasnjëshme ndaj Hamburgut dhe Kaiserslautern-it përkeqësuan trazirat e tyre të fundit.

Por gjërat mund të përkeqësohen akoma shumë për skuadrën që luan përballë më shumë se 62,000 njerëzve në Veltins-Arena.

Kjo pasi që ata rrezikojnë të shuhen plotësisht nëse bien edhe nga kategoria e dytë e futbollit gjerman.