Shqipëri: Dogji rregulloren e Kuvendit, përjashtohet me 40 ditë Edi Paloka

Vijojnë masat ndëshkuese ndaj deputetëve të opozitës në Shqipëri.

Pas përjashtimit të 4 deputetëve demokratë nga komisionet dhe seanca plenare, sot u përjashtua me 40 ditë Edi Paloka, ndërsa Petrit Doda me 20 ditë, duke e çuar në 23 numrin e deputetëve opozitarë të përjashtuar.

Edi Paloka ishte protagonist ditën e djeshme jo vetëm për fjalimin që mbajti në foltore, por edhe djegien e rregullores së Kuvendit. Ndërkohë edhe deputeti Petrit Doda u përjashtua për rrëmujën dhe kaosin e krijuar në sallë.

Dy ditë më parë, pas kërkesës së Partisë Socialiste, Komisioni i Etikës përjashtoi nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare 4 deputetët demokratë; Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka.

Ndërkohë që për Bardhin përjashtimi është për 10 ditë, tre të tjerët janë përjashtuar për 20 ditë nga seanca dhe komisionet.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo